Enj. Maj 9th, 2024

Kirurgjia plastike është bërë sinonim i kërkimit të rinisë dhe bukurisë. Ndërsa ideja për të përsosur veten në mënyrë kirurgjikale është një fenomen relativisht i kohëve të fundit, ka prova të kirurgjisë rindërtuese që kthehen në antikitet.

Disiplina e merr emrin e saj nga fjala greke “plastikos”, të formojë ose të japë formë. Procedurat më të vjetra shfaqen në një libër mjekësor të lashtë egjiptian të quajtur “Edwin Smith Papyrus”.

Mendohet të jetë një libër i hershëm i kirurgjisë, ku tregohej se si egjiptianët trajtonin plagët dhe frakturat e kockave. Ky libër tregoi se si mund të rregulloheshin dëmtimet e hundës.

Egjiptianët herë pas here përdornin gjithashtu proteza. Në vitin 2000, një mumje e lashtë u zbulua se kishte një protezë në gisht që e ndihmonte për të ecur. /Përshtatur nga CNN për Labirinth

Foto e marrë ng CNN

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *