Mër. Maj 8th, 2024

Pas Prime të djeshëm, ku Graciano tha se Romeo i ka shkruar Erjolës, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur mesazhit të tij ka reaguar miku i saj, njëkohësisht edhe opinionist i Big Brother Fan Club, Ronaldo Sharka.

Ai ka postuar një foto ku shihet teksa konsumon një kafe, ndërsa mbi tavolinë ka vendosur një celuluar, në ekranin e të cilit është shfaqur fotoja e Erjolës.

Nuk dihet nëse Ronaldo e ka vendosur foton e mikeshës në celularin e tij në shenjë mbështetjeje, apo është duke menaxhuar rrjetet e saj sociale dhe për këtë arsye po mban aparatin e saj celular.

A mos ndoshta Ronaldo e ka postuar këtë foto, për të treguar se është i vetmi që di të vërtetën e asaj që tha Graciano, përveç Erjolës dhe Romeos?!

Screenshot nga postimi i Ronaldo Sharkës në Instastories

“Romeo i ka shkruar gjatë gjithë kohës në Instagram dhe ajo ia ka lënë seen. Erjola më ka kërkuar ta mbyll gojën. Asaj i intereson për lojë, ai e ka fiksim”, tha Graciano.

Erjola e mohoi këtë fakt, duke e quajtur budallallëk, po ashtu edhe Romeo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *