Wed. May 8th, 2024

Pas Prime të djeshëm, ku Graciano tha se Romeo i ka shkruar Erjolës, por kjo e fundit nuk është përgjigjur ka reaguar miku i saj, njëkohësisht edhe opinionist i Big Brother Fan Club, Ronaldo Sharka.

Ai ka postuar një foto ku shihet teksa konsumon një kafe, ndërsa mbi tavolinë ka vendosur një celuluar, në ekranin e të cilit është shfaqur fotoja e Erjolës.

Nuk dihet nëse Ronaldo e mban foton e mikeshës në celuluarin e tij, për ta suportuar apo është duke menaxhuar rrjetet e saj sociale dhe për këtë arsye po mban celuluarin e saj.

A mos ndoshta Ronaldo e ka postuar këtë foto, për të treguar se është i vetmi që di të vërtetën e asaj që tha Graciano, përveç Erjolës dhe Romeos?

“Romeo i ka shkruar gjatë gjithë kohës në Instagram dhe ajo ia ka lënë seen. Erjola më ka kërkuar ta mbyll gojën. Asaj i intereson për lojë, ai e ka fiksim”, tha Graciano.

Erjola e mohoi këtë fakt, duke e quajtur budallallëk, po ashtu edhe Romeo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *