Sht. Maj 18th, 2024

Graciano Tagani, gjatë Prime të BBV3 tha se Erjola Doçi ia ka treguar mesazhet ku Romeo Veshaj i kishte shkruar asaj dhe i kishte thënë se e ka fiksim, ndërsa ajo nuk i ka kthyer përgjigje.

Dyshja e mohuan të dy këtë histori, ndërsa Erjola ka qenë e tensionuar gjatë mbrëmjes. Në një bisedë me Erjolën, Heidi i tha se nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë.

Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *