Enj. Maj 9th, 2024

Në Rusi thuhet kudo se vaksinimi kundër Covid-19 është me dëshirë, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi të paktën 60% e stafit në industritë e shërbimit, që përfshin gjithçka, nga hotelieri te strehimi dhe transporti duhet të vaksinohen me të paktën një dozë deri në 15 korrik.

“Vaksinimi mbetet vullnetar”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas CNN.

Por ndërsa Peskov thotë se kushdo mund të refuzojë vaksinën, por nuk mund të jetë i punësuar në asnjë nga këto sektorë, kështuqë praktikisht vaksina është e detyrueshme.

“Nëse një rus punon në një nga këta sektorë, por ai ka marrë një vendim që të mos vaksinohet duhet të largohet nga kjo punë dhe mund të fillojë punë në ato sektorë ku lejohet të punosh pa u vaksinuar“, tha ai.

Nuk dihet nëse kjo është një strategji apo kështu duhet të funksionojë për të mos u përhapur më tepër Covid-i, por punonjësit e këtyre sektorëve në këtë mënyrë do detyrohen të vaksinohen. /Përshatur nga CNN për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *