Enj. Maj 9th, 2024

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Lidi Delia u eliminua nga nominimi “kokë më kokë” me Liamin.

Pas daljes së tij nga shtëpia, Lidi ka qenë aktiv nëpër rrjete sociale duke falenderuar mbështetësit e tij dhe jo vetëm, pasi ka marrë pjesë dhe në shumë intervista teksa ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, lojën e banorëve, ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi dhe se cilin banor shikon si fitues të këtij edicioni.

Mirëpo si rrallëherë, ditën e sotme ai ka ndarë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it një fotografi me partneren duke zbuluar kështu portretin e saj.

“Të dua jeta ime, me padurim pres me u pa❤️!”, shkruan ish-banori.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *