Egla dhe Romeo kanë debatuar sërish sot, por këto debate Julian Deda i quan fallco.
Pjesë nga debati:
Egla: Unë mendoj që nuk duhet të merremi më njerëzit që s’janë në këtë shtëpi sepse nuk përgjigjen dot ti. Është paburrëri dhe papërgjegjësi të merremi me njerëzit që kanë dalë.
Romeo: Po na tregon ti burrërinë! Të dhembi.
Egla: Jo zemra po të shpjegoj një etikë, një rregull që duhet ta mësosh. Nuk flitet për njerëzit në mungesë
Romeo: Hë moj se thashë ku të dhëmbi. Ti e ke bërë e para, tani e kape ti. Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë.
Egla: O shpirti ke të drejtë. Jepi, vazhdo. Situatat mi tregojnë çdo natë.
Romeo: Kush ta tregon?
Egla: Vjen një zog dhe ma tregon çdo natë.
Romeo: Ti që thoje “kur të dalësh jashtë do ta shikosh”.
Egla: Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate.
Romeo: A e din se çfarë është i vobektë?
Egla: I varfër në biseda.
Romeo: I varfër jo i vobektë.
Egla: I varfër i vobektë është. I vobektë të duket fjalë e shpifur?
Romeo: Jo moj ti e ke gojën lule.
Egla: Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu.
Romeo: Po luan kartën e gruas?
Egla: Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty! Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët
Romeo: Po idiot çfarë është?
Egla: Është një kryevepër e letërsisë botërore.
- Video/ Donald Veshaj reagon pas deklaratave të Gracianos për Romeon dhe Erjolën
- “Po dolën mesazhet…”, Heidi paralajmëron Erjolën dhe Romeon
- Video/ Erjola: Graciano jetonte në një shtëpi ngjitur, dëgjonte kur…
- Sara Gjordeni shpërthen dhe ironizon Françeskën: Fut veten se del mirë, feministja e madhe!
- Të vërtetën e mesazhit të Romeos për Erjolën e di vetëm Ronaldo? Ja çfarë poston opinionisti i BBV Fan Club
- Ja kush u largua dje nga BBV3