Mër. Maj 8th, 2024

Moderatorja Kiara Tito tregoi se kishte ndryshuar look, duke prerë flokët. Mirëpo ndjekësit e kanë kritikuar, pasi sipas tyre nuk lejohet që të priten flokët gjatë shtatzënisë.

“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”, i ka shkruar një ndjekëse në Instagram.

“Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”, i shkruan një tjetër.

Kiara e ka një përgjigje edhe për këtë pasi ajo nuk beson në gojëdhënat që gjatë shtatzënisë të mos priten flokët.

“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”, iu është përgjigjur Kiara.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *