Sht. Mar 30th, 2024

Taulant Seferi ishte futbollisiti i Kombëtares, që çoi peshë dy herë zemrat e shqiptarëve mbrëmjen e kaluar. Pas fitores kundrejt Çekisë, ai është shprehur shumë i lumtur, por gjithashtu ka treguar, se njerëzit ishin skeptikë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, ishte fantastike para të gjithë shqiptarëve. Kishte kohë që nuk shënoja për Kombëtaren dhe erdhi në momentin e duhur. E di që shumica nuk ka besuar te unë, por ia shpërbleva trajnerit. Dhe unë jam një njeri i thjeshtë që shoh komentet, nuk kanë besuar te mua. Falenderoj trajnerin, Zotin dhe familjen time, por edhe këta tifozë që na mbështetën. Unë i kam bërë sot dy gola, padyshim jam i lumtur. Por kur futem në fushë për Kombëtaren, futem për të lu.ftuar për gjithë grupin, për të gjithë shokët e mi. Nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që të fitojmë dhe kjo më bën akoma më të lumtur.”, tha ai.

Por, pavarësisht të gjithave ia doli!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *