Mar. Pri 16th, 2024

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Eni Shehu ka folur më shumë për kohën kur ka qenë në “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

Gazetari rrëfen se që prej asaj kohe marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, së cilës iu referua me termin “shtrigë”.

Eni Shehu tregoi se Arbana i ka “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vetë tregon.

Ta nxinte jetën, sepse edhe unë ia nxija jetën. Nuk kemi patur marrëdhënie të mirë. Kam përshtypjen që Arbana është politikisht korrekte me kolegët. Kurse mua kjo pjesë nuk më pëlqen, ose mund të jesh mirë me mua, ose s’mund të jesh politikisht korrekt“, tha Eni.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *