Pre. Maj 17th, 2024

Në datat 13, 14 dhe 15 tetor do të jetë premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Korçë. Këngëtari Luiz Ejlli ka njoftuar nëpërmjet një videoje në Instagram, se ai është nisur për atje.

“Luiz byrazeri po vjen për Korçë“, thotë ai me humor, duke folur në dialektin e juglindjes.

“E ku ka më bukur se tek qyteti ku kemi bërë pjesën më të madhe të xhirimeve. Kemi ndenjur shumë gjatë, na keni pritur shumë mirë dhe nuk e kam as më të voglin dyshim, se do na prisni prapë edhe shumë më mirë dhe gjithmonë me krahë hapur. Jeni shumë të mirë. Shihemi në Korçë. Mos mungoni“, tha më tej Luizi. /Labirinth

Video e postuar nga Luiz Ejlli në Instagram

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *