Mër. Maj 8th, 2024

Një operacion policie është zhvilluar në shtëpinë e këngëtares Britney Spears, pasi ajo publikoi në Instagram një video, ku kërcente me disa th.ika në duar.

Sipas CNN, kapiteni i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura, Dean Worthy ka thënë se, një person i afërt i Spears i lajmëroi autoritetet, pasi ishte i shqetësuar për mirëqenien e saj.

CNN shkruan se, sipas Worthy, ka nga ata që mund të argumentojnë, se këngëtarja është duke shprehur kreativitetin e saj, por ka edhe nga ata që mund të argumentojnë se kjo është e rre.zikshme, prandaj dhe autoritetet zgjodhën të kontrollonin shtëpinë e saj.

Shefi i sigurimit të këngëtares i tha policisë, se ishte me Spears dhe se nuk kishte asnjë kër.cënim për sigurinë e saj.

Britney Spears posti një video në Instagram, ku shihej duke kërcyer ndërsa në duar mbante dy thi.ka metalike. Më vonë ajo e përditësoi postimin me mbishkrimin: “Kam filluar të luaj në kuzhinë me thi.ka sot. Mos u shqetësoni se ato nuk janë thika të vërteta!!! Halloween është së shpejti!” /Përshtatur nga CNN për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *