Brikena zgjodhi që ajo dhe Selin të shkojnë në televotim për finalistin e parë. Kjo gjë u komentua nga Miri, i cili tha se nga zgjedhja e Brikenës Selin shkon në finale.
Miri tha se në BBV ishte duke u bërë teatër, gjë që nuk i pëlqeu Ledion Liços.
DEBATI:
Ledioni: Çfarë do të thuash me: ‘nëse do të bëjmë teatër’. Ti teatrin e bën vetëm atëherë kur thua ato që thonë ato të rrugës aty brenda. Hajde Miri edhe gjithë të tjerët dalim në oborr.
Miri: Po bëjmë Big Brother me familjarët apo me veten tonë. Faleminderit që na dhe fjalën për këtë gjë. Edhe ne e kemi presionin Ledion. Do bëjmë Big Brother me familjarët apo me veten tonë.
Ledioni: Patjetër. Me cilët familjarë me ata që të takuan ty te udhëtimi?
Miri: Vajza ime. Më erdhi vajza ime. Çfarë të bëj të mos ta takoj vajzën. Por vajza ime nuk më tha gjë tjetër.
Ledioni: Miri a ke ndonjë problem me situatën?
Miri: Jo nuk kam asnjë problem. Atëherë nëse nuk ke asnjë problem me situatën, mos ec me teorinë e viktimizimit. Reflekto
Miri: Është dikush tjetër viktima.
Ledioni: Miri nëse publiku vendos që ti të jesh fituesi i BBV do jesh ti fituesi. Nuk ka Ledion, Monikë, Arbër Hajdar apo Zot të madh që e ndryshon. Për këtë të jesh i bindur ti dhe kushdo. Ama nëse fillon me këtë histori që siç bëre sot. E di sa njerëz ka të tillë që thonë do bëjmë teatër ne aty. Çfarë ke bërë ti 104 ditë aty, ke bërë teatër.
Miri: S’kam bërë teatër kurrë.
Ledioni: Nëse nuk ke bërë teatër kurrë Miri atëherë vazho të mos bësh teatër sepse kjo që po thua është teatër dhe ti je ai që nëse e fiton këtë edicion do thuash faleminderit dhe nëse nuk e fiton do thuash ma bënë me të futme. Miri eja te darka të lutem. E thashë sot flas me njerëz që kanë vesh të dëgjojnë dhe tru të kuptojnë nuk do flas kot. Miri je në BBV kur të ftoj te darka të lutem të dalësh te darka.
Miri: Do shkoj në tualet.
Ledioni: Do shkosh në tualet pasi të shkëput unë lidhjen Miri. Ki pak respekt për vendin ku je futur.
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
- Kiara Tito uron Luiz Ejllin për ditëlindje: Je një dhe i vetmi dashuria ime, jam krenare për ty
