Selin ka vendosur që të qëndrojë në shtëpinë e BBV5.
“Ledion, unë të falenderoj shumë për çdo fjalë të thënë se për mua është suport shumë i madh. Nëse më lejon të them një gjë shumë shkurt. Në fakt ndihem shumë e ngarkuar edhe normalisht të thashë që fjalët e mamit për mua janë shumë gjë. E vetmja gjë që më ka ngrohur nga ajo biseda dhe gjatë gjithë kohës e rimendoja ka qenë fakti që nuk më tha asnjë moment që jemi mërzitur me ty. Nuk më tha në asnjë moment që na ke shqetësuar. Por i vetmi shqetësim i saj ishte në 48 orët e fundit, që unë mendoj që me qëndrimin tim këtu brenda, ato persona që kanë shkaktuar këto 48 orë të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi përballë meje. Këtu kanë ngelur edhe 17 ditë. Këto 17 ditë nuk ua fal dy njerëzve që pretendojnë të fitojnë në kurrizin e dikujt tjetër”, tha Selin.
Ajo vijoi më tej duke thënë se Rogerti i kishte thënë që të rrinte urtë këto ditë të fundit, por ajo ju përgjigj:
“Unë nuk jam nga ato njerëz që kur rri këtu rri urtë. Por unë jam këtu për të ngritur zërin për veten time dhe për çdo njeri që atje jashtë shumë njerëz i thonë rri urtë edhe çohen për veten e tij. Uroj shumë që familja ime të më kuptojë. Në fund të ditës unë jam këtu për ata dhe jam shumë e sigurt që edhe me këtë vendim timin unë e kam mbështetjen e tyre”, tha Selin.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
