Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mhillin, ku tha se e bezdis fakti që e përndjek shprehja ‘Ina e Big Brother’.
Pjesë nga intervista:
Ina: Nuk e dua më këtë përndjekjen, më bezdis shumë. Më bezdis që edhe kur shkoj diku, njerëzit kthejnë kokat dhe kanë atë komentin ‘Ina e Big Brother’, ‘Ina që ka qenë në Big Brother’. Unë jam Ina.
Stenaldo: Ti identifikohesh me programin se njerëzit nuk të njohin më përpara.
Ina: E di, por ndonjëherë bëhet e bezdisshme. Flasim edhe në raport me meshkujt. Është shumë e bezdisshme për mendimin tim. Një vajzë që merr pjesë në një reality, bëhet personazh publik dhe pastaj njerëzit ‘Ina e Big Brother’. Në fund të ditës nuk është se kam bërë ndonjë heroizëm të madh. Unë shkova aty, tregova veten time. Uroj të kem bërë më të mirën time dhe kaq. Unë dua që njerëzit të më njohin si Ina, atë që unë mbaj përbrenda. Mendoj se këtë e hasin dhe vajzat e tjera sepse e kam dëgjuar. Nëse do të më njohësh, eja më njih siç jam unë.
Stenaldo: Ka patur ngacmime, mesazhe nga meshkujt?
Ina: Sa të duash, personazhe. Prandaj them nuk më pëlqejnë pasi nisen nga fakti se më kanë parë diku. Edhe kur të dashurohem do dashurohem larg kamerave.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
