E ftuar në “Prive By Liberta Spahiu”, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Katerina foli për lindjen e vajzës, por edhe për humbjen e gjyshes.
Katerina zbuloi se familjarët i kishin fshehur vdekjen e gjyshes së saj, duke tentuar ta mbronin nga një tronditje e madhe emocionale gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë.
“Sa linda vajzën kam qenë shumë e mërzitur sepse humba gjyshen dhe s’ma kishin thënë. Më duhej ta përjetoja edhe këtë dhe thashë ‘pse të gjitha këto tek unë, pse duhej ta përballoja këtë’, kur ajo më kishte rritur mua”, rrëfeu ajo.
Katerina tregoi gjithashtu se mungesa e gjyshes gjatë atyre ditëve i kishte ngritur dyshime, por familjarët kishin zgjedhur të mos i tregonin të vërtetën.
“Ma fshehën, s’më merrte në telefon gjyshja, më gënjyen… Ka ndodhur dy ditë para se të lindja dhe vetëm pasi linda e kuptova lajmin e hidhur”, tha ajo.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
