Një klip u transmetua në studion e “Përputhen” nga ditëlindja e Inës, ku shihej se kërcente shumë pranë Keijsit. Lidhur me pamjet që u transmetuan, Megi Pojani pyeti edhe Stelinën. Pas komenteve të Selinës, Keijsi shpërtheu në ofendime drejt saj.
“Kaq botë ke. Je kaq e vogël. Mendova se ta hapa njëçikë botën, por s’të hapet, prap këtu do të mbyllet. U mundova ta ngre lart, po ti bie prap poshtë”, iu drejtua Keijsi Stelinës.
Ndërkohë që Stelina iu përgjigj: “Nuk ke botë që të ma hapësh mua botën. Kam kuptuar që që nga dita e parë deri te dita e fundit nëse ka një person që ka treguar në të njëjtën kohë se çfarë është dashuria dhe egoja çfarë është egoja jam unë. Sepse e kam treguar dashurinë që kam patur për Keijsin dhe në të njëjtën kohë në një muaj që nuk kemi patur kontakt për shkak të egos dhe karakterit tim kam zgjedhur të mbaj qëndrimet e mia. Ja kam thënë dhe veçmas, se unë nuk jam njeri që them ik zhduku dhe vij pas 5 minutash të përqafoj etj. Unë jam njeri që fjalën time e mbaj deri në fund. Dhe e mbaj vërtet. Sot jam e bindur të them fjalën time të fundit, që nga ky moment nuk jam më e deklaruar për ty Keijsi”.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
