Një klip u transmetua në studion e “Përputhen” nga ditëlindja e Inës, ku shihej se kërcente shumë pranë Keijsit. Lidhur me pamjet që u transmetuan, Megi Pojani pyeti edhe Stelinën.
“Kaq botë ke. Je kaq e vogël. Mendova se ta hapa njëçikë botën, por s’të hapet, prap këtu do të mbyllet. U mundova ta ngre lart, po ti bie prap poshtë”, iu drejtua Keijsi Stelinës.
Ndërkohë që Stelina iu përgjigj: “Nuk ke botë që të ma hapësh mua botën. Kam kuptuar që që nga dita e parë deri te dita e fundit nëse ka një person që ka treguar në të njëjtën kohë se çfarë është dashuria dhe egoja çfarë është egoja jam unë. Sepse e kam treguar dashurinë që kam patur për Keijsin dhe në të njëjtën kohë në një muaj që nuk kemi patur kontakt për shkak të egos dhe karakterit tim kam zgjedhur të mbaj qëndrimet e mia. Ja kam thënë dhe veçmas, se unë nuk jam njeri që them ik zhduku dhe vij pas 5 minutash të përqafoj etj. Unë jam njeri që fjalën time e mbaj deri në fund. Dhe e mbaj vërtet. Sot jam e bindur të them fjalën time të fundit, që nga ky moment nuk jam më e deklaruar për ty Keijsi”.
“Ti je aq e fëlliqur saqë bëre skema. Ti je aq e ulët sa shiko çfarë përdor. Ti çdo gjë që kishte marrëdhënia jonë e ke përdorur. Unë s’e kam hapur gojën asgjë nga gjërat që t’i ke bërë gabim. Dhe unë s’e hap gojën se nuk jam burrë plehrë. Me atë që kam ndenjur njëfarë kohe nuk hedh baltë siç hedh ti. Po kjo tregon fytyrën e femrës false që je. Me ty mbaron jo historia, por ti nuk ke dinjitetin të më shohësh mua. Qepe gojën me mua se unë me ty nuk merrem më“, iu përgjigj Keijsi me inat.
“Ti je tipiku i mashkullit shqiptar që në momentin që mbyllet historia, fillon edhe leh si qen”, iu kthye Stelina.
Shikoni në minutën 46:
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
