Pas një periudhe të vështirë pas humbjes së bashkëshortit, Gert Bogdani, Edlira Çepani është rikthyer me vendosmëri në aktivitetet e saj si trajnere dhe mentore.
Gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi, ajo zhvilloi trajnime me të rinj nga tri shtete të Europës Lindore, duke ndarë me ta përvojën e saj dhe duke i motivuar për të vazhduar përpjekjet drejt një të ardhmeje më të mirë.
Çepani shprehu admirimin për këmbënguljen dhe forcën e këtyre të rinjve, të cilët, pavarësisht sfidave të përditshme dhe pasojave të konflikteve, përfshirë luftën në Ukrainë, nuk dorëzohen përballë vështirësive.
“Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë! Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sweeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!”, shkruan ajo.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
- Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
