Pas Prime të djeshëm, ku Graciano tha se Romeo i ka shkruar Erjolës, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur mesazhit të tij ka reaguar miku i saj, njëkohësisht edhe opinionist i Big Brother Fan Club, Ronaldo Sharka.
Ai ka postuar një foto ku shihet teksa konsumon një kafe, ndërsa mbi tavolinë ka vendosur një celuluar, në ekranin e të cilit është shfaqur fotoja e Erjolës.
Nuk dihet nëse Ronaldo e ka vendosur foton e mikeshës në celularin e tij në shenjë mbështetjeje, apo është duke menaxhuar rrjetet e saj sociale dhe për këtë arsye po mban aparatin e saj celular.
A mos ndoshta Ronaldo e ka postuar këtë foto, për të treguar se është i vetmi që di të vërtetën e asaj që tha Graciano, përveç Erjolës dhe Romeos?!
“Romeo i ka shkruar gjatë gjithë kohës në Instagram dhe ajo ia ka lënë seen. Erjola më ka kërkuar ta mbyll gojën. Asaj i intereson për lojë, ai e ka fiksim”, tha Graciano.
Erjola e mohoi këtë fakt, duke e quajtur budallallëk, po ashtu edhe Romeo. / Labyrinth
- Kujdes! Ja sa do të shënojë termometri gjatë kësaj jave
- Foto/ Fedez nis romancë të re, fotografohet duke u puthur me një grua tjetër
- Ledri Vula feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën reperi
- Video/ Blendi Salaj përlotet në emision kur kujton nënën: Drita i binte në portret…
- Këto janë shenjat e Horoskopit që e pranojnë partnerin ashtu siç është
- Ilnisa poston foton e Meritonit dhe bën deklaratën e fortë