Në një intervistë për revistën Bordo, gazetarja e njohur Aulona Musta ka shprehur mendimin e saj rreth emisioneve dhe figurave publike që shfaqen në televizionet shqiptare.
Kur u pyet nëse ka emisione që nuk meritojnë të transmetohen, ajo u përgjigj se nuk ka programe që duhet të hiqen plotësisht nga ekrani. Megjithatë, ajo shënjestroi disa personazhe specifike, duke deklaruar se janë individët ata që nuk meritojnë të jenë në ekran.
“Nuk mendoj që ka emisione që nuk meritojnë asnjë minutë transmetim. Mendoj që ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, u shpreh ajo.
Aulona shtoi se këta persona janë ata që dalin me titullin e moderatores apo gazetarit, por nuk janë në gjendje të artikulojnë një fjali të plotë.
“Të gjithë ata që dalin me statusin e moderatorit, apo gazetarit, ndërkohë që nuk dinë të artikulojnë një fjali nga fillimi në fund”, tha Aulona.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
- Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
- Selin Bollati shfaqet me dorën e fashuar, ja çfarë ka ndodhur
