Pas Prime të djeshëm, ku Graciano tha se Romeo i ka shkruar Erjolës, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur mesazhit të tij ka reaguar miku i saj, njëkohësisht edhe opinionist i Big Brother Fan Club, Ronaldo Sharka.
Ai ka postuar një foto ku shihet teksa konsumon një kafe, ndërsa mbi tavolinë ka vendosur një celuluar, në ekranin e të cilit është shfaqur fotoja e Erjolës.
Nuk dihet nëse Ronaldo e ka vendosur foton e mikeshës në celularin e tij në shenjë mbështetjeje, apo është duke menaxhuar rrjetet e saj sociale dhe për këtë arsye po mban aparatin e saj celular.
A mos ndoshta Ronaldo e ka postuar këtë foto, për të treguar se është i vetmi që di të vërtetën e asaj që tha Graciano, përveç Erjolës dhe Romeos?!
“Romeo i ka shkruar gjatë gjithë kohës në Instagram dhe ajo ia ka lënë seen. Erjola më ka kërkuar ta mbyll gojën. Asaj i intereson për lojë, ai e ka fiksim”, tha Graciano.
Erjola e mohoi këtë fakt, duke e quajtur budallallëk, po ashtu edhe Romeo. /Labirinth
- Foto/ Babai i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Butrint Imeri
- A do ta shohim në televizion? Ja si përgjigjet Argjira Spanca
- Këto janë 3 shenjat e Horoskopit që adhurojnë të qëndrojnë në shtëpi
- Foto/ Zbulohet dyshja e re! Ja kush është moderatorja e njohur që do të drejtojë “Fiks Fare” krahas Jul Dedës
- Ola Bruko dhe Endri Prifti bëjnë publike lidhjen e tyre
- Klea Prenga reagon pas video-s së publikuar: Dhjakse, fundërrina, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron