Mër. Maj 8th, 2024

Top Channel ka zbardhur dëshminë e aktores Elia Zaharia, sa i përket konfliktit me ish-bashkëshortin, Princi Lekën.

Në dëshminë e saj, Elia tregon se, si rrodhën ngjarjet, dhe sipas saj Leka e shtynte me forcë babain e aktores.

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babain tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyre dhe me pas ai është larguar”, thuhet në dëshminë e Elia Zaharisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *