Mër. Maj 8th, 2024

Aktorja Elia Zaharia ka reaguar pas publikimit të videos, ku shihet ajo, ish-bashkëshorti i saj Princ Leka dhe babai i saj Gjergj Zaharia, duke u konfliktuar.

Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.

Burimi: Vizion Plus

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *