Pre. Maj 3rd, 2024
Foto: Web

Ushqimi i shpejtë, me yndyrna të pashëndetshme, apo edhe me sheqer të shtuar shkaktojnë probleme me fryrjen e barkut, me peshën apo edhe kapsllëkun.

Kapsllëku është një çrregullim i zakonshëm që mund të shfaqet tek njerëzit e të gjitha moshave. Gjithashtu mund të thuhet se është një çrregullim, që në përgjithësi mund të kurohet me ndryshime të thjeshta në zakonet e përditshme, stilin e jetesës dhe regjimin e të ushqyerit.

Një produkt i cili do t’ju vijë në ndihmë është chia. Farat e chia-s janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Fara Chia është e shkëlqyer për menaxhimin e peshës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.

Më poshtë do t’iu sjellim një recetë të lehtë për t’u përgatitur dhe për t’u konsumuar në mëngjes:

Përbërësit:

1 banane
1 filxhan spinaq
1 lugë fara chia
1/2 filxhan qumësht bajame (ose ndonjë qumësht sipas dëshirës tuaj)
1/2 filxhan kos grek
Mjaltë për ëmbëlsi

Përgatitja:

Në një blender shtoni bananen, spinaqin, farat chia, qumështin e bajames dhe kosin grek.

Përziejini derisa të krijohet një masë. Nëse smoothie është shumë i trashë, shtoni më shumë qumësht bajame, derisa të arrini konsistencën tuaj të dëshiruar.

Shtoni mjaltë për ëmbëlsi. Hidheni në një gotë dhe shijoni!

Nëse jeni të interesuar për të blerë një blender, mund të regjistroheni KËTU për të marrë një ofertë speciale.

*Referuar Harvard Medical School për një pjesë të informacioneve

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *