Mar. Maj 7th, 2024

Trajnuesja e shëndetit, Adja Angjeli, e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” tha se shumë studime thonë që nuk ndikojnë kaloritë në shtimin e peshës, por hormonet.

Ajo foli në veçanti për rënien e flokëve të meshkujt dhe se si ndikonin nivelet e larta të testosteronit.

“Meshkujt shqiptarë kam përshtypjen se kanë më shumë testosteron sepse shumica e tyre janë qerosë. Arsyeja kryesore pse bien flokët është testosteroni. Edhe tek femrat, kur kemi rënie të flokëve, një nga shkaqet e rënies, se mund të jetë dhe mungesë hekuri dhe me radhë, por një nga shkaqet janë hormonet mashkullore me tepri, pra testosteroni i cili bën atë rënien tipike mashkullore që fillon në zonën frontale. Ka femra që iu rrallohen flokët pikërisht nga prodhimi më i lartë i hormoneve mashkullore vs atyre femërore”, tha Adja Angjeli.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *