Mar. Pri 16th, 2024

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zgjedhur, që për tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia të vishet kuqezi, si flamuri kombëtar.

Ajo ka zgjedhur një fustan saten të kuq, i cili në pjesën e mëngëve dhe të gjoksit mban një tyl të zi.

Kjo paraqitje e këngëtares nga Kosova vjen, pas kritikave të shumta, që ajo mori nga fansat, pasi mbajti në duar flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari.

Flamurin serb ia hodhi në skenë Ritës një prej fansave, por këngëtarja e menaxhoi shumë mirë situatën, duke treguar vlera qytetarie. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *