Enj. Pri 4th, 2024

Claudette Dion, motra e këngëtares Celine Dion ka folur ekskluzivisht për revistën “Hello”.

Ajo është shprehur se, këngëtarja kanadeze, e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Baladave të Fuqishme”, po bën gjithçka për t’u rikuperuar.

Celine Dion premtoi se do të punojë shumë për të rifituar forcën e saj, pasi zbuloi diagnozën e saj me Sindromën e Personit të ngurtë në dhjetor të vitit 2022.

“Ajo është një grua e fortë”, ka thënë motra e saj për median e huaj, duke shpjeguar, se dihet shumë pak lidhur me këtë sëmundje, por që ka simptoma sikur të kap ngërçi, por në të gjithë muskujt e trupit.

Celine Dion është 55-vjeç dhe ishte e martuar me producentin e saj, i cili ndërroi jetë në 2016-tën. /Labirinth

Celine Dion dhe djemtë e saj

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *