Mër. Maj 8th, 2024

Një pjesë e monologut të Roberto Benignit, aktorit të dashur jo vetëm për publikun italian iu kushtua muzikës, asaj për të cilën ishin mbledhur në “Ariston”.

Benigni tha se, muzika është mbretëresha e arteve. Sipas tij, të gjitha artet priren drejt muzikës.

Ai citoi Federico Fellinin i cili thotë “muzika është e rrez.ikshme sepse futet brenda teje”.

“Muzika është mbretëresha e arteve, të gjitha artet priren drejt muzikës. Ndonjëherë muzika e lehtë zbret në një vend të vogël në historinë e artit, por muzika e lehtë ka një vend të madh në historinë sentimentale të njerëzimit. Sanremo ka mbështjellë shpirtin e të gjithëve neve, të të gjitha brezave, këngët janë të tilla, ato futen brenda teje. Federico Fellini tha “muzika është e rrez.ikshme sepse futet brenda teje” dhe është kështu, është një lidhje mes konkretes dhe abstraktes. Dhe siç thotë Don Kishoti, “aty ku ka muzikë nuk mund të ketë asgjë të keqe”, tha Benigni. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *