Pre. Maj 17th, 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar qytetarët, të cilët sipas tij e kanë dëgjuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke i larë rrobat me 30 gradë.

Balla thotë se në këtë mënyrë është kursyer energjia elektrike.

“Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar te Përputhen. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, tha Balla duke iu drejtuar opozitës.

Kujtojmë, se ministrja Balluku i këshilloi qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *