Enj. Maj 2nd, 2024

Franco Gatti, një nga themeluesit e grupit legjendar “Ricchi e Poveri” është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Sipas mediave italiane, familja e tij ka njoftuar se, Gatti u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Genova. Gatti ishte distancuar prej kohësh nga grupi, pas vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio në vitin 2013, kur ai ishte vetëm 23 vjeç.

“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”, thuhet në deklaratën e grupit, të cilët numërojnë një sërë hitesh mes së cilëve edhe “Sarà perché ti amo”.

Më 3 shkurt të vitit 2013, këngëtarit iu desh të përballej ndoshta me dhimbjen më të madhe, atë të vdekjes së djalit të tij.

Alessio, 22 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Capolungo” në lagjen Nervi, në Genova. Pikërisht atë mbrëmje “Ricchi e Poveri” duhej të ngjiteshin në skenën e Ariston të Sanremos, për Festivalin.

Alessio lindi nga bashkimi i Frankos dhe gruas së tij Stefania Picasso. Franko la pas gruan dhe vajzën e tij. Mësohet se, var.rimi do të bëhet të enjten në orën 11.30 në kishën e San Siros në lagjen “Nervi” të Genovas. /Liberale.al

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *