Mër. Maj 8th, 2024

I vendosur në një nga qytetet e vogla më të ftohta në Australi, burgu Cooma mban një sekret të errët.

Jo vetëm që u rihap në vitin 1957, me qëllimin specifik të burgosjes së burrave për “krime që lidheshin me hom.osek.sualitetin”, por gjithashtu u tha se do të përdorej si një terren testimi njerëzor, me qëllimin përfundimtar për të çrrënjosur hom.ose.ksualitetin nga shoqëria.

Burgu i Cooma besohet të ketë qenë i vetmi burg për hom.osek.sualët, i njohur në botë, sipas një podcasti të ri”, shkruan BBC.

Deri më tani, disa punonjës të burgjeve thonë që, nuk e dinin arsyen e vërtetë se, pse të burgosurit hom.osek.sualë ishin ndarë dhe ishin vendosur në Cooma.

Les Strzelecki filloi të punonte si oficer i shërbimeve të kujdestarisë në burgun Cooma, në vitin 1979.  Ai besonte se të bu.rgosurit dërgoheshin atje për sigurinë e tyre.

“Cooma ishte një institucion mbrojtës. Ata ishin në rrezik të dhu.nës në bu.rgjet më të mëdha si “Long Bay” në Sydney”, ka thënë ai.

Por një tjetër ish-punonjës, Cliff New, pretendon se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë.

Ai tha në podcast-in e Audible i cili quhej “The Greatest Menace”, se shumë psikologë dhe psikiatër po punësoheshin, pasi bu.rgu u rihap në vitin 1957.

“Ata po përpiqeshin t’i çonin në rrugën e ‘drejtë’ dhe mendonin se mund t’i kuronin. Kjo është dhe arsyeja pse të bu.rgosurit ndodheshin në qeli të veçuara”, tha 94 vjeçari.

Në dokumentet historike shkruhet se, ministri i Drejtësisë i NSW, Reg Downing mori meritën për krijimin e bur.gut.

Ai u shpreh për “Sydney Morning Herald” në vitin 1957 se, “askund në Evropë apo Amerikë nuk kam gjetur ndonjë bu.rg ku hom.osek.sualët ndaheshin nga të bu.rgosurit e tjerë”.

Një deklaratë për shtyp e vitit 1958, Downing e quajti bu.rgun Cooma si “institucionin e vetëm penal në botë, kushtuar parabur.gimit të shkelësve hom.osek.sualë të ligjit”.

Të bu.rgosurit në Cooma u bu.rgosën për faktin se ishin hom.osek.sualë, ose për kr.ime që lidhen me të qenit hom.osek.sual. Hom.osek.sualiteti nuk u dekriminalizua në NSW deri në vitin 1984”, shkruan BBC.

Ligjet e reja drakoniane të shtetit në vitin 1955 kishin goditur hom.osek.sualitetin.

Ato ndoqën presionin e komisionerit të Policisë së Shtetit, Colin Delaney, i cili, sipas prokurorit të përgjithshëm të atëhershëm, ndjeu “se legjislacioni përmirësues ishte një domosdoshmëri urgjente për të luftuar të keqen”.

“Një burrë mund të arrestohej thjesht për bisedën me një burrë tjetër. Këto ndryshime legjislative ishin shumë të ashpra ndaj lirive civile të njerëzve që mendohej se kishin dëshira hom.oerotike.”, i thotë BBC-së, historiani Garry Wotherspoon.

Kr.imi i ha.kmarrjes dënohej me 14 vite burg, ndërsa përpjekja për mashtrim zgjaste pesë vite.

Si Wotherspoon, ashtu edhe podcast-i citojnë prova të policisë se si “agjentë provokues” nxisnin burrat të kryejnë akte homoseksuale.

Ata përdornin policët agr.esivë për të futur në kurth meshkujt hom.osek.sualë, duke i joshur ata që të kryejnë marrëdhënie seksuale, zakonisht në tualetet publike”, pohon Wotherspoon.

Në vitin 1958, qeveria e NSW shpalli një komitet hetimor mbi “shkakun dhe trajtimin e hom.osek.sualitetit”.

Ai përfshiu ekspertë nga fusha e mjekësisë, psikiatrisë, penologjisë, mirëqenies sociale dhe morale”, thuhet në një deklaratë.

Pjesë e komitetit hetimor, ishin përfaqësues të fesë, sistemit penal, si dhe akademikë të Universitetit të Sydneyt.

Ai e emërton burgun e Cooma si “një institucion i posaçëm për kri.minelët e dënuar hom.osek.sualë”.

Pasi u gjet një “vlerësim shkencor i problemit dhe një zgjidhje e mundshme”, Downing citohet të ketë thënë se, “qeveria konsideron se, problemi duhet të zgjidhet menjëherë”.

“Ne e dimë që psikiatrit bënin pyetje të tilla si ‘a shkaktoi autoriteti i nënës suaj një mospëlqim të femrave të tjera?’ dhe arriti në përfundimin se sjellja e nënës ishte “një shkak kryesor i hom.osek.sualitetit”, thotë krijuesi i podcast-it dhe gazetari Patrick Abboud, i cili ka kaluar vite duke hulumtuar bu.rgun.

Ne e dimë se ata dështuan në misionin e tyre për të çrrënjosur hom.osek.sualitetin, sepse podcasti ynë zbulon meshkujt hom.osek.sualë që kanë marrëdhënie të vazhdueshme në bu.rg”, vijon më tej.

Është e paqartë se, kur të burgosurit hom.osek.sualë nuk u dërguan më në Cooma.

“Shumë arkiva u hoqën ose u shkatërruan”, thotë Wotherspoon.

Shërbimet Korrektuese të NSW dhe Departamenti i Komuniteteve dhe Drejtësisë në NSW nuk pranuan të komentojnë mbi këto pretendime, duke përmendur “natyrën e tyre historike”.

Abboud duke cituar një deklaratë të vitit 1982 nga ministri i Shërbimeve Korrigjuese, beson se, të bu.rgosurit hom.osek.sualë mund të jenë dërguar atje deri në fillim të viteve 1980.

Abuzuesit sek.sualë u dërguan gjithashtu në Cooma dhe kjo stigmatizoi më tej të bu.rgosurit hom.osek.sualë”, thotë zoti Abboud. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *