Pre. Maj 10th, 2024

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë disa masa për lëvizjen e mjeteve drejt aeroportit Nënë Tereza.

Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së fluksit të fluturimeve pas periudhës së Co.vid-19.

Situata ka sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq”, shkruan ARRSH në rrjetet sociale. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *