...
Mër. Pri 24th, 2024

Si sot para 89 vjetëve ka lindur, poeti Dritëro Agolli në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës.

Mësimet e para i mori në vendlindje. Më pas vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë, ndërsa studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg.

Ka punuar për shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, ndërsa për tridhjetë vjet me radhë u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Ai u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë pasi vuante nga një semundje kronike në mushkri. Agolli do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare. /Labirinth /Referuar Wikipedia-s

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përshpejtuesi i SerafinititBannerText_Përshpejtuesi i Serafinitit
Aktivizon shpejtësinë e lartë të faqes për të qenë tërheqës për njerëzit dhe motorët e kërkimit.