Në puntatën e mbrëmjes së kaluar, në emisionin “Glamour Zone”, ishte e ftuar aktorja shqiptare, Zamira Kita, e cila ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që kanë patur në xhirime Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.
Një pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Ka filluar të përflitet në rrjet e unë po të pyes ty meqenëse ke qenë një nga karakteret e filmit që është publikuar vjet me Luizin dhe Oltën, kjo e fundit ka thënë se gjatë xhirimeve nuk ka folur me Luizin. Njerëzit kanë filluar të komentojnë se si ia kanë bërë ata për t’u marr vesh e për të bashkëpunuar për punën. Tani është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim fare apo është biseduar për të mirën e punës.
Zamira Kita: Jo kanë patur komunikim, për hir të punës kanë patur.
Ester Bylyku: Jo tha as në film nuk kemi folur.
Zamira Kita: Kanë komunikuar larg e larg. Nuk është se kanë patur një miqësi të afërt e të rrinin siç rrinim ne bashkë. Por jo, kanë komunikuar, nuk mund të thuhet që jo fare. Kanë komunikuar për hir të rolit, të punës, kanë bërë disa dubla. Patjetër që janë marr vesh. Edhe mosmarrëveshje kanë pasur por të gjithë I kemi në xhirime, është normale të ndodh. Aq më tepër që ata kishin dal të dy si dy figura shumë të mëdha, shumë popullore, shumë publike dhe normal që kishin pak këtë ‘kacafytjen’ mes njëri tjetrit. Por nuk është se kishin sherre.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
