Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar lidhur me disa lajme që janë botuar nëpër mediat online, ku thuhej se ishte nën hetim nga SPAK.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Xhensila bën me dije se nuk është subjekt i asnjë hetimi nga SPAK dhe se lajmet janë të pavërteta.
Postimi i Xhensilës:
DEKLARATË PUBLIKE:
Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë
keqinformuar opinionin publik.
Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK. Çdo pretendim në të kundërt është i rremë, i pabazuar dhe cenon figurën, dinjitetin dhe reputacionin tim.
I bëj thirrje të gjitha mediave dhe portaleve të verifikojnë faktet përpara publikimit.
Çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton reputacionin tim do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore.
Dhe Çdo portal që vazhdon dhe shpif mbi imazhin tim do ndiqet në të gjitha rrugët ligjore.
Xhensila Myrtezaj.

- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
