Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori Salsano Rrapi mesa duket nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Salsano postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luiz Ejlli.

Teksa bënte apelin në programin “Ndryshe”, Visjan Ukcenaj tha me humor se Salsano është prezent duke kopjuar nga mbrapa.
Salsano u shpreh se tashmë as aktor nuk është pasi vetëm një është mbreti, duke thumbuar Luiz Ejllin.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët.Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, tha Salsano.
Ndërkohë,që Luizi ia ka kthyer me një koment në njërën prej videove të premierës së filmit në Shkup të postuara në rrjetet sociale.
“Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batute perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup. /Labirinth

- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
