Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e djeshme me banorët, Miri ka ndarë për herë të parë detaje nga historia e tij e dashurisë me partneren gjermane.
“Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnim në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.”, tregoi Miri.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
