Influencerja e njohur Sarah Berisha ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”.
Ajo ka folur pa dorashka në këtë intervistë, duke zbuluar shumë të pathëna, nga planet për fëmijë me DJ PM e deri tek dasma.
Sarah ka treguar se për momentin nuk kanë plan për dasmë, por tregoi se dëshirojnë shumë të bëhen prindër.
Pyetje-Përgjigje:
PYETJE- Kur do të vijë dasma me DJ PM?
PËRGJIGJE- Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.
PYETJE- Është përfolur shumë nëpër portale për një shtatzëni të mundshme…
PËRGJIGJE- Ma kanë thënë shumë dhe doli dhe nëpër portale. Por ndonjëherë ndodhin këto ndryshimet tek femrat, që mund t’i fryhet pak barku, por jo nuk kam qenë shtatzënë.
PYETJE- Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?
PËRGJIGJE- Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.
PYETJE- Cila është sipas teje mosha ideale për të bërë një fëmijë?
PËRGJIGJE- Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…
PYETJE- Cila është gjëja më e shtrenjtë që zotëron?
PËRGJIGJE- Çantat, por kam punuar për t’i blerë ato. Janë çanta marke, rreth 2 mijë euro.
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
