Mbrëmjen e djeshme mamaja e saj i kërkoi Selin që të largohej nga shtëpia e BBV5, por banorja mori vendimin që të qëndronte.
“Mami të ka ndjekur nonstop na ke lënë deri në 6 të mëngjesit pa gjumë. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi se deri këtu ka qenë rrugëtimi jot. Mami ka qenë plotësisht dakord me çdo gjë çfarë ka ndodhur brenda lojës. 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe. Ti i përket dyerve të artit, jo dy njerëzve që nuk duhet të bëjnë këtë gjë”, tha mami i Selin, e cila si përfundim vendosi të qëndronte në shtëpinë e BBV.
Pas përfundimit të Prime, Rogerti mori guximin dhe shkoi i kërkoi falje Selin.
“Selin a ke një minutë. Thjesht desha të të them se e respektoj dhe të kërkoj falje si ndihet nëna jote. Faktin që ka ardhur këtu tregon se ajo të do fort”, i tha Rogerti, ndërkohë që Selin i tha: “Faleminderit!”.
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
