Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka treguar në një intervistë për emisionin “Jo veç Kullera” në Andale Media, emrin e regjisorit me të cilin nuk do të punonte kurrë, por jo vetëm kaq.
Ai rrëfeu se, për shkak të një episodi në punë mes tij dhe regjisorit të atëhershëm të “Portokallisë”, Altin Basha, ky i fundit humbi vendin e punës.
“Regjisori që s’do punoja kurrë është ai që hoqa nga ‘Portokallia’, i cili tha: ‘O unë, o Rezart Veleshnja do rrimë këtu’, dhe drejtuesit e ‘Top Channel’ i thanë: ‘Merr plaçkat ti, me gjithë gruan tënde të bukur nga Kosova, dhe largohesh njëherë e përgjithmonë nga ‘Portokallia’. Nuk lejohet më të hysh në ‘Top Channel’,” tha ai. /Anabel
- Juela flet për miqësinë me Rogertin: Ose do ta duash, ose ndonjëherë e urren
- “Keni hyrë në rrethin familjar”, Selvija falenderon Labin dhe 2TON: Jam e lumtur që Roeli nuk është vetëm
- “Kujdes me situatat e fshehta”, Horoskopi i datës 10 Gusht, sipas Meri Shehut
- Aludimet për shtatzëni të dytë, ja si reagon Kiara Tito
- Mes dhimbjes dhe lotëve, Messi i jep lamtumirën e fundit babait
- Adelina Ismaili: Dua Lipa e Rita Ora nuk kishin “dhez” nëse do kishin mbetur këtu
