Çifti i shumëpërfolur i shoëbizit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj parakaluan dje në mbrëmje në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”. Së bashku me ta ishte edhe vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj. Të tre ishin veshur me të zeza dhe dukeshin shumë bukur.
Bora ka postuar një foto në Instastories, ku shkruan: “O dhëndër ku vete kështu?!”, si për të treguar se, Donaldi është bërë i bukur si dhëndër.

“Shkoj te nusja kam pak punë“, ia kthen Donaldi, ndërsa komplimentat nuk munguan as nga ana e tij.

“Kam parë një gjë shumë të bukur, fantastike është shumë e rrallë. Kjo vajza këtu”, thotë Donaldi në një video të postuar në Instastory. /Labirinth
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
