Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babi i saj Gjergj Zaharia kanë patur një përplasje fizike mes tyre.
Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Në deklaratën e tij në polici, ai ka thënë: “Jam ngjitur sipër dhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeçe, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”.
Ndërkohë që, babai i Elias, e ka akuzuar Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, ka deklaruar Zaharia.
Por tashmë janë publikuar edhe një pjesë e pamjeve nga ngjarja.
Në video shihet se Elia Zaharia godet Princ Lekën disa herë. Ajo ndërkohë që bërtet edhe e shtyn edhe qëllon ndaj tij.
“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. Ti ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”, dëgjohet të thotë Elia.
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
