Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babi i saj Gjergj Zaharia kanë patur një përplasje fizike mes tyre.
Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Në deklaratën e tij në polici, ai ka thënë: “Jam ngjitur sipër dhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeçe, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”.
Ndërkohë që, babai i Elias, e ka akuzuar Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, ka deklaruar Zaharia.
Por tashmë janë publikuar edhe një pjesë e pamjeve nga ngjarja.
Në video shihet se Elia Zaharia godet Princ Lekën disa herë. Ajo ndërkohë që bërtet edhe e shtyn edhe qëllon ndaj tij.
“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. Ti ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”, dëgjohet të thotë Elia.
- Meriton Mjekiqi zbulon bisedën me Egla Cenon, flet për raportet me finalistët e BBV3 pas daljes nga shtëpia
- VIDEO/ Banori i BBV4 kërcënon Gjestin: Të vij në mes të Prishtinës…
- Në një lidhje me modelen e huaj? Reagon Meritoni për herë të parë
- VIDEO/ Çfarë ndodhi? Zarf i Zi në shtëpinë e BBV4
- “Të kam tek zemra”, urimi i veçantë i Romeo Veshajt për Bora Zemanin
- Meriton Mjekiqi flet për herë të parë për ndarjen nga Ilnisa Agolli