Mamaja e Bjordit e ka surprizuar Anna Likën në emisionin “S’e luan topi” me një mesazh.
“Je një vajzë që më ke hyrë në zemër me atë thjeshtësinë tënde, me mirësinë tënde dhe me respektin që ke karshi meje. Annë e dashur, ne kemi një raport që e dimë të dyja bashkë, por ky raport u forcua edhe më shumë me ikjen e nënës tënde, Ildës tonë të dashur. Nuk mund ta harroj e dashur Anna atë ditë që erdhi lajmi. Ju ndodheshit në shtëpinë time për të festuar së bashku Krishtlindjet. Në sytë e tu shikoja jo vetëm trishtim, por më dukej sikur më kërkoje ndihmë. Annë e dashur mamaja jote nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por ishte edhe një ndër miket e mia më të mira. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë mbasi nënë ka vetëm një, por unë të premtoj e dashur që do të më kesh gjithmonë pranë, sa herë që ti të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde. Ji e lumtur e dashur, të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, dashuri pafund paçit me Bjordin dhe qofsh e lumtur.”, u shpreh mamaja e Bjordit, ndërsa të dyja u përlotën.
Anna rrëfeu se ka një raport shumë të mirë me mamanë e Bjordit, ndërsa e falenderoi për dashurinë që i jep.
“Do ta falenderoj gjithmonë për djalin që ka rritur”, tha Anna.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
