Tashmë dihet se moderatoren Kiara Tito do ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel në programin më të njohur të humorit, “Portokalli”.
Për spektaklin e radhës moderatorja ka zgjedhur një look shumë të pastër, e veshur me të bardha kokë e këmbë. Ajo ka zgjedhur një fustan ngjyrë të bardhe, sandale të bardha dhe një model flokësh shumë të thjeshtë dhe duket shumë bukur.
Por ai që e mbështet gjithmonë moderatoren është partneri i saj, Luiz Ejlli.
Këngëtari ka publikuar në Instastories një foto me bashkëshorten e tij krahas së cilës shkruan: “Te puna e gruas”.
Po ashtu fansat kanë publikuar pamje nga prapaskenat e spektaklit, ku Kiara dhe Luizi shihen duke kërcyer tango me njëri-tjetrin.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
