Këngëtari Klajdi Musabelliu ka qenë i ftuar sot në mëngjes në “Wake Up”, ku ka folur për ditët e para pas daljes nga Big Brother VIP 4.
“Unë kam qenë pak superhero në lagje, tani jam bërë shumë. Ata fëmijët e vegjël njëherë: ‘Obobo Ben Teno unë isha me ty. Pse dole, pse të nxorrën’. Më erdhi keq për ata fëmijët sepse unë i kam patur gjithë kohës… Më thonë Ben Ten sipas personazheve që unë kam dubluar”, tha ai.
Ai tha se komuniteti i tyre dy përfaqësues kishte Klajdin dhe Valbonën.
“Komuniteti ynë dy përfaqësues kishte. Ka ngelur tjetra, ishalla e rregullon ajo rrugës. Seç po bën dhe ajo unë s’po e marr vesh. Unë Valbonën e njihja pak nga jashtë. Duke qenë dhe komshinj dhe vajzë, u përpoqa ta mbaj pak me hatër. Por Bona me atë lojë që po bën nuk është se kam qenë shumë pro dhe shumë dakord. Jam përpjekur dy tre herë t’i flas më ka shmangur se është kamera se është mikrofoni. Dmth unë gjithmonë në të mirën e saj. Tani nuk e di çfarë po bën Bona me lojën e saj si po perceptohet në publik, por thjesht më vjen keq se është një vajzë është një femër, unë kam vetë dy motra dhe jam treguar tolerant dhe me Bonën, që ma ka bërë borxh po s’i jam kthyer. Ajo kur flet nuk i përpunon mirë gjërat. Më tha kur të shkosh në lagje futu anash, do të shtyp me makinë. Kam marrë mbrojtje nga policia”, tha ai duke qeshur.
- VIDEO/ Mateo zbulon projektin e tij të parë muzikor
- “Ke thënë se ish-burri më zgjodhi për…”, Mimoza Ahmeti shkakton të qeshura në Fermë: Ka qenë video me AI…
- “Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- VIDEO/ Ina tregon arsyen pse u nda nga Keijsi: Më vjen keq për çdo histori dashurie që…
- Luiz Ejlli takon aktorin e famshëm turk që luante Ezelin: Së shpejti…
- “Mbretëresha ime”, Selin uron nënën e saj për ditëlindje: Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im
