Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ në “E Diell”, Alba Pollozhani mori përsëri vëmendjen me deklaratat e saj, që ndezin debat në studio, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë.
“Më mirë të të tradhtojë një i pasur që të përkrah jetën apo të të tradhtojë një i varfër, i cili nuk të përkrahë jetën… të gjithë tradhtojnë, i varfri të tradhton te shkallët e apartamentit, i pasuri në jaht, unë po u them femrave më mirë t’i tradhtojë një i pasur që e përkrah”, tha Alba.
Kjo ndezi debatin mes Kristi Aliajt dhe Alba Pollozhanit, ku Kristi shprehet se mendimet e Albës janë si të një eskorte. Nga kjo Alba, e cila u ndje e ofenduar debatoi keq me Kristin, ku ky më pas u largua nga studio.
Kristi: Ky mendim është i femrave që ky të më rrahë, le të më rrahë se është i pasur do rri prapë me këtë, kur më rreh një i varfër do e çoj te policia… nuk e prisja ta thoje këtë, ti the budallallëkun më të madh që është thënë ndonjëherë në media, ti thua mendimet që kanë femrat që punojnë në Onlyfans, eskorta.
Alba: Po më quan mua femër Onlyfans?
Kristi: Po ti ke mendime Onlyfans, pa paragjykuar ato femrat, ti ke mendimet e tyre.
Alba: Je mashkull i paedukatë sa të më quash mua femër Onlyfans.
Kristi: Ti je fiks dhe ke më të këqijat e saj, ke sjelljen e rrjeteve sociale të saj, ti nuk ke zgjuarsinë e tyre të bësh lekë, ti ke mllefin që kanë në rrjete sociale.
- “Shkëlqefsh gjithmonë dritë”, motra e Gimbos-Selin: M’paska mar malli me ta ndëgju zanin në televizion
- Selin Bollati moderatore e “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo: E di që na e zbardh fytyrën, mos harro…
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
