Romeo Veshaj iu bashkua dje në mbrëmje shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 3.
Mirëpo vëllai i tij, Donald Veshaj ka publikuar një video ditën e sotme, ku tregon që ka në dorë telefonin e Romeos, ku sigurisht mund ta hapi edhe me ‘Face ID’ e tij.
“Hey si jeni, kam në dorë diçka që do doja shumë t’ua tregoja. Telefonin e Romeos. Normalisht që hapet me ‘Face ID’, por Romeo nuk ma lë kurrë telefonin e tij. Të shikojmë se çfarë ka këtu brenda. Unë i kam jetën në dorë atij, ndoshta mund t’i publikoj dhe diçka që nuk duhet në Instagram, sepse unë po i mbaj Instagramin Romeos që ta dini. Është koha që unë të marr hak, sepse Romeo nuk ma mbajti estetikisht mirë Instagramin kur isha pjesë e “BBV”, kështu që ta shikojmë sesi do shkojë”, tha Donaldi.
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
- “Ma fshehën, më gënjyen”, Katerina tregon dhimbjen që kaloi në momentet që i ndryshuan jetën
