Gazetari Roland Qafoku ka memorizuar me aparatin e tij celular një moment shumë të bukur e prekës pranë pedonales në Tiranë.
Ai ka publikuar një video në “Facebook”, ku shfaqet pianisti, Robert Radoja mjaft i prekur dhe i mallëngjyer, teksa sheh se ish-studentja e tij këndon në rrugë.
“Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!”, pyet Radoja në videon e publikuar në rrjetet sociale prej gazetarit të njohur.
Postimi i Roland Qafokut:
LOTËT E PROFESOR ROBERT RADOJA-s KUR PA NJË ISH-STUDENTEN E TIJ QË KËNDONTE NË RRUGË.
Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë. Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët. Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit. Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej. Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?! Çfarë trishtimi! Ndërsa unë isha me fat që të gjithë këtë skenë e filmova si dëshmitar kur një talent këndon në rrugë, por edhe një momenti kur profesori sheh që atë që dikur e kishte vlerësuar maksimalisht, ta shikonte duke kënduar në rrugë. Ndiqni videon dhe mbani emocionet!
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
